Dita e 13-të e protestës! Goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nuk mungojnë shoqërimet
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.
Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa.
Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel