E plotë/ Rama prezanton paketën anti-dhunë, kryeministri: Kush thyen paguan, selia e PD u kthye në strehim për dhunuesit
Sytë e gjithë botës së futbollit janë te El Clasico. Barcelona dhe Real Madrid zbresin në fushë në një duel që premton spektakël, emocione dhe një përballje të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion në Spanjë.
Barcelona vjen në këtë sfidë si kryesuese e La Ligës, me gjashtë pikë avantazh ndaj rivalëve madrilenë.
Katalanasit synojnë të konfirmojnë momentin pozitiv dhe të hedhin një tjetër hap drejt titullit, ndërsa Real Madrid kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën dhe për të rikthyer presionin në krye të renditjes.
Përballjet mes këtyre dy gjigantëve nuk janë kurrë thjesht një ndeshje futbolli. Rivaliteti historik, cilësia e lojtarëve dhe pesha e rezultatit e bëjnë këtë takim një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit.
Barcelona ka mundësinë të krijojë një diferencë prej nëntë pikësh në rast fitoreje, ndërsa Real Madrid synon ta ulë atë në vetëm tri pikë. Përballja pritet të vendoset nga detajet, me sulmuesit kryesorë të të dyja skuadrave që mund të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli.
REZULTATI LIVE:
Barcelona 0-1 Real Madrid
Mbappe 41′
NGJARJET KRYESORE:
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
41′ Goool Real Madrid 0-1/ Gerard Martin nuk largon si duhet topin, që përplaset te këmbët e Mbappe dhe shkon në rrjetë. (Video)
25′ Raphinha merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
15′ Gordon provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Lunin.
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel