Një çift në Indiana të SHBA-ve u arrestua sepse kishin neglizhuar vajzën që kishin birësuar, një 8-vjeçare nga Ukraina, duke e lënë vetëm në mes të rrugës pa pranuar ta fusin në shtëpi.

Ata u dukën njëri më i çmendur se tjetra kur si justifikim i thanë policisë që ajo nuk ishte tetë vjeçe, por 22, dhe donte që t’i vriste. Dhe në fakt policia nuk i besoi. Por më pas doli që kishin të drejtë.

Vajza e lindur në Ukrainë vuante nga një sëmundje shumë e rrallë që sjell mungesë zhvillimi. Edhe pse dukej 8 vjeçe, ajo ishte vërtet 22. Sëmundja e quajtur SEDc i shkaktonte probleme me rritjen e kockave dhe dalëngadalë i merrte dëgjimin dhe shikimin.

Megjithatë, sëmundja nuk njihet për agresivitet, por vajza mund të ketë pasur probleme të tjera mendore që mund ta kenë bërë të jetë e dhunshme ndaj prindërve që e birësuan.

Sipas prindërve, tashmë të lirë, ajo e kishte terrorizuar familjen. Ishte përpjekur t’i qëllonte me thikë kur flinin, e kishte shtyrë gruan drejt një gardhi të ngarkuar me elektricitet, dhe i kishte hedhur acid banje te kafeja.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA