Ndeshjen Kosovë – Çeki, e cila përfundoi 2 me 1, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ndoqi me zëvëndëskryeministrin Fatmir Limaj si dhe me bashkëshorten e tij.

“Si gjithmonë edhe sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përkrahje të djemve tanë të cilët po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre. Përpara Kosovë”, ka shkruar Limaj, i cili është i shoqëruar edhe me ministrin në detyrë i cili së fundmi është anëtarësuar në Nisma, Dardan Gashi.

“Paraqitje madhështore e djelmoshave tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mirënjohës për ndjenjën e krenarisë dhe emocionet e papërshkrueshme që po na dhuroni. Kjo është Kosova 100%. Evropë, ne po vijmë”, ka shkruar Haradinaj pas ndeshjes.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA