Foto-Lajm/ Çfarë nuk u pa nga protesta?! “Breshëri” fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh, gaz lotsjellës kudo dhe përplasje të ashpra polici-protestues
Monika Kryemadhi u pyet nga Selin Bollati në “Goca dhe Gra” nëse do të jetë apo jo pjesë e sezonit të ri të “Big Brother VIP”.
“Këtë sezon të ri, në Big Brother do jesh apo jo?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Selin Bollatit.
Kryemadhi nuk dha një përgjigje nëse do të jetë pjesë e formatit, por tha se do ta kishte me qejf një eksperiencë të tillë, ndërsa theksoi se vendimi i takon produksionit.
“A do kisha qejf? Patjetër që do kisha qejf, por mendoj që janë ngritur njerëzit për sistem të ri, njerëz të rinj. Çfarë do bëj unë prapë në BBV? Mendoj që kjo është në dorë të produksionit dhe mendoj që Sara është ajo që i merr vendimet, bashkë me grupin e punës që e vendosin. Unë di të them që kam kaluar një kohë të jashtëzakonshme në BBV me gjithë stafin”, tha Kryemadhi.
Biseda vijoi më pas me batuta, teksa Selin Bollati i kujtoi Monika Kryemadhit komentet që kjo e fundit kishte bërë për të gjatë kohës kur Bollati ishte banore e “Big Brother VIP” dhe Kryemadhi opinioniste e formatit.
“Me ty shikoja veten time shumë të re. Sigurisht që ma hiqje truri me Mirin”, u shpreh Kryemadhi.
“Monika, më ke rënë në qafë, por nuk do bëj sherr sot me ty, kështu që po e lë me kaq”, iu përgjigj Selin Bollati.
Kryemadhi vijoi duke vlerësuar artikulimin dhe qëndrimin luftarak të Bollatit, ndërsa foli edhe për gratë dhe vajzat në Shqipëri.
“Të adhuroja për artikulimin, pozicionin luftarak që kishe, se për hir të së vërtetës një grua dhe një vajzë në Shqipëri e ka të domosdoshme të luftojë dhe gjithmonë humbet ajo që nuk lufton. Për fatin tonë të keq, ne duhet të jemi luftëtare në çdo moment, për çdo gjë, dhe për fatin e mirë ne jemi nëna luftëtare që do t’i mësojmë gocat të luftojnë”, tha Kryemadhi.
Top Channel