Foto-Lajm/ Çfarë nuk u pa nga protesta?! “Breshëri” fishekzjarrësh, shpërthime molotovësh, gaz lotsjellës kudo dhe përplasje të ashpra polici-protestues
Efektivë të Policisë dhe protestues që janë plagosur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spital.
Mes të lënduarve raportohet edhe një person që ka pësuar dëmtime në sy, i identifikuar si Erjon Vishkulli 28 vjeç, pjesë e “Tifozave Kuq e Zi”.
Protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh, si dhe përdorim të gazit lotsjellës. Gjatë incidenteve u raportuan të plagosur nga të dyja palët.
Po ashtu gjatë protestës së sotme, një polic ka dhunuar me shkop gome një qytetar, duke e lënë të shtrirë në tokë.
“A je mirë? Nuk po reagon. Thërrisni një ambulancë”, dëgjohet të thonë qytetari që i afrohet personit të shtrirë në tokë.
Top Channel