Tetë shtetas të Republikës Çeke janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi kishin planifikuar që në ndeshjen që luhet sot midis dy përfaqësuesve të ngrinin droning me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Droni ishte parashikuar të ngrihej gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki në stadiumin e Prishtinës.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime. Të ndaluarit janë gjashtë meshkuj dhe dy femra. Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel