Sharl Lëklerk arriti të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës duke marrë në pistën e Spa Frankorshomp edhe suksesin e tij të parë në karrierën e Formula 1.

Piloti nga Montekarlo ishte autor i një gare perfekte pavarësisht sforcimit në finale me gomat dhe presionit të jashtëzakonshëm pas krahëve që vinte nga Mercedes.

Kështu pas problemeve teknike në Bahrein, dhe pas krizës së gomave në ndalesën austriake që i kishin humbur dy gara praktikisht të fituara, Lëklerk arriti të festojë me meritë.

Piloti ambicioz regjistroi kohë të shpejtë xhiro pas xhiroje, duke rikuperuar pozicionet edhe kur ndalesat e detyruara të pit stop, i komplikuan llogaritë.

Ljuos Hemilton kampion në fuqi, qëndroi thuajse ngjitur me Lëklerk duke pritur një gabim të vogël, por nuk mundi dot të bëjë më shumë se vendi i dytë, gjithsesi suksesin për klasifikimin që kryeson britaniku.

Mercedes kompletoi podiumin me makinën tjetër të Valteri Botas duke lënë jashtë festës Ferrarin e drejtuar nga gjermani Sebastian Fetel.

Garës belge i parapriu një xhiro emocionuese me makina të epokës për të gjithë pilotë pjesëmarrës, në nderim edhe të pilotit Antuan Hybert që humbi jetën pas një përplasjeje fatale më herët këtë fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA