‘Urgjente, kush shet një biletë? Paguaj 250 mijë USD’/ Apeli ‘i dëshpëruar’ i investitorit nga Toronto për ndeshjen e Kanadasë

25/06/2026 15:15

Çmimet stratosferike të biletave të botërorit me të cilat po përballen tifozët është një temë që është në rend të ditës edhe pse nuk bëhet fjalë vetëm për kërkesat, por edhe për shifrën që tifozët janë gati të paguajnë për një të tillë.

Është ky rasti i një shtetasi kanadez që kërkonte me ngulm një biletë për sfidën mes Zvicrës dhe Kanadasë që u zhvillua këtë të mërkurë në Vancouver.

Bëhet fjalë për Gurgavin, një investitor nga Toronte me më shumë se 500 mijë ndjekës në Instagram i cili postoi një Instagram Story që thoshte se ishte gati të paguante  250 mijë dollarë amerikanë për një vend në tribunën VIP për këtë ndeshje.

‘A shet ndokush një vend në tribunën VIP për ndeshjen Kanada-Zvicër për këtë të mërkurë? Do të paguaj 250 mijë USD, më dërgoni mesazh privat urgjentisht’-shkruante Gurgavin në Instagram Story.

Ky tifozë është një personazh i zakonshëm në ndeshjet e Toronto Raptors në NBA, ku ulet gjithnjë në vendet e radhës së parë dhe arrin të shpenzojë në një sezon deri në 60 mijë euro. Në fund Gurgavin arriti të sigurojë biletën e privilegjuar dhe publikoi një tjetër Story ku dukej se ishte në rreshtin e parë në këtë ndeshje të Kanadasë

‘Duhej të ishte rreshti i parë. Jepi Kanada!-shkruante investitori i cili gjithsesi nuk e bëri të ditur nëse i pagoi vërtet 250 mijë dollarët apo jo. Në fund Kanadaja e humbi ndeshjen 2-1, por arriti të kalojë në 1/16 e finaleve duke kaluar kështu për herë të parë fazën e grupeve të një botërori. Por Kanadaja humbi mundësinë për të luajtur ndeshjen e parë me eliminim direkt në shtëpi, pikërisht në Vancouver dhe do të udhëtojë drejt Los Angelesit për ndeshjen e radhës.

Top Channel