Video/ Shkruan historinë në Botëror, futbollistët e Afrikës së Jugut shpërthejnë në festë në dhomat e zhveshjes
Reece James mban në ankth kombëtaren angleze. Në ndeshjen me Ganën, futbollisti i Chelsea doli nga fusha e lojës me shqetësime muskulare, një problem fizik që thuajse e lë jashtë loje për ndeshjen e fundit në grup me Panamanë.
Reece James ishte një prej surprizave të këndshme të Anglisë gjatë kësaj faze të parë të Botërorit. Mbrojtësi i Chelsea fitoi besimin total të Thomas Tuchel dhe është titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të repartit të prapavijës madje trajneri gjerman la jashtë ekipi Trent Alexander Arnold pikërisht për shkak të nivelit të shfaqur nga James.
Livramento ishte zëvendësuesi i James, por një dëmtim e la atë jashtë Botërorit, ndërsa Chalobah e zëvendësoi në gjysmëorëshin e fundit edhe pse ai luan në qendër dhe jo në krahë. Në këtë pikë Tuchel është në telashe sepse nuk ka një futbollisti specifik për të zëvendësuar Reece James në ndeshjen ndaj Panamasë. Konsa ose Quansah mund të përdoren në këtë pikë, edhe pse asnjë prej tyre nuk është mbrojtës tipik krahu
Nuk është hera e parë që Reece James bëhet viktimë e një dëmtimi muskular. Këtë sezon ai qëndroi jashtë fushave të lojës në periudhën mars-prill për shkak të një këputjeje muskulare. Po kështu James ka vuajtur për shkak të dëmtimeve muskulare edhe në sezonin 2024/25 dhe atë të 2023/24, ku në këtë të fundit iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Top Channel