Video/ Shkruan historinë në Botëror, futbollistët e Afrikës së Jugut shpërthejnë në festë në dhomat e zhveshjes

25/06/2026 14:24

Afrika e Jugut regjistroi një arritje historike në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe meksikës. Fitorja ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 1-0 i dha mundësinë kësaj skuadre të kualifikohet për herë të parë në një raund me eliminim direkt në një Kupë Bote.

Dhe me të drejtë futbollistët e ‘Bafana Bafana’ siç është pseudonimi i skuadrës së Afrikës së Jugut shpërthyen në një festë të madhe në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes me videon e tyre që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.

Në video shfaqen futbollistët që të këndojnë dhe kërcejnë me entuziazmin që është në nivelet më të larta për këtë arritje historike. Në të kaluarën në Afrikën e Jugut është festuar më shumë për sukseset e skuadrës së rugby, por tani ky është një moment që ka të bëjë ekskluzivisht vetëm me skuadrën e futbollit dhe suksesin e saj në Botërorin 2026

VIDEO e festës së futbollistëve të Afrikës së Jugut

Top Channel