Historike/ Vini Jr bën atë që vetëm “Fenomeni”, Romario dhe Rivaldo e kishin arritur!

25/06/2026 00:35

Me shkëlqimin e tij të fundit, ylli i Seleçaos është bërë vetëm braziliani i katërt në histori që arrin të gjejë rrugën e rrjetës në secilën prej tre ndeshjeve të para të një edicioni të Kupës së Botës.

Kjo arritje e jashtëzakonshme e nxjerr atë nga korniza e “talentit” dhe e fton zyrtarisht në tryezën e “Zotave” të sulmit.

Të shënosh në tre ndeshje radhazi në fazën e grupeve të një Botërori nuk është thjesht çështje fati, por tregues i një dominimi absolut. Deri më sot, këtë nivel vazhdimësie vdekjeprurëse nga ndeshja e parë te e treta e kishin arritur vetëm tre “përbindësha” të tjerë të futbollit botëror: Romário (në SHBA 1994, ku udhëhoqi Brazilin drejt titullit), si dhe dyshja ikonike Ronaldo Nazário & Rivaldo (në Kore-Japoni 2002, të cilët gjithashtu sollën kupën në shtëpi).

Të bësh atë që kanë bërë këta heronj historikë tregon se Vini Jr nuk po luan më thjesht për të argëtuar; ai po luan për të shkruar epokën e tij. Ai ka marrë mbi supe peshën e kombit më të suksesshëm në histori të futbollit dhe po tregon se është gati t’i çojë ata drejt lavdisë.

Top Channel