Restoranti ‘Olise’/ Kur rastësia shndërrohet në objekt marketingu në Kopenhagen
25/06/2026 14:35
Michael Olise tashmë është një superyll futbollit botëror që ka pushtuar zemrat e shumë personave në mbarë globin.
Por futbollisti francez i Bayernit të Mynihut ka shumë tifozë edhe në Danimarkë…
Motivi është i thjeshtë, emri i tij është i lidhur me atë të një restoranti në kryeqytetin danez në Kopenhagen. Ky restorant mban pikërisht emrin e tij dhe kjo zgjedhje e pronarërve ishte thjesht një rastësi, jo homazh për futbollistin.
Me të kuptuar omoniminë, ata vendosën të përfitonin nga rasti për të reklamuar akoma më shumë restorantin. Tani të gjithë kamarierët e restorantit veshin fanelën e Francës me numrin 11 dhe emrin e Olise të stampuar në të
Top Channel