Vini Jr bën “show”, Brazili “fluturon” në krye të Grupit C
Gjithçka nisi pas barazimit zhgënjyes të Portugalisë kundër Republikës Demokratike të Kongos (1-1), në ndeshjen e parë të Botërorit 2026.
Pas atij takimi, mesfushori João Neves lëshoi një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: “Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson Ronaldo për Portugalinë, por sot mes tij dhe pjesës tjetër të skuadrës nuk ka asnjë ndryshim. Cristiano është këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tij, ashtu si të gjithë ne.”
Këto fjalë ndezën menjëherë debatin. Tifozët e zjarrtë të CR7 e sulmuan ashpër mesfushorin portugez në rrjetet sociale, duke e vërshuar me komente kritike për atë që e cilësuan si mungesë respekti ndaj kapitenit.
Pas kësaj stuhie mediatike, vetë Ronaldo publikoi në llogarinë e tij në Instagram një mesazh enigmatik. Përbri një posteri me fotot ndër vite të karrierës së tij, ai shkroi shkurtimisht: “Fokusohuni tek ajo që mund të kontrolloni”. Ky postim u bë menjëherë shkak për interpretime të shumta dhe ngriti dyshime të forta mediatike rreth një krisjeje ose tensioni të mundshëm brenda dhomave të zhveshjes së kombëtares luzitane.
Si përfundoi ky “mister”?
Siç bën zakonisht, Cristiano Ronaldo vendosi të përgjigjet aty ku di më mirë: në fushën e blertë. Sulmuesi shënoi dy herë në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë kundër Uzbekistanit. Me këto realizime, ai shkroi sërish historinë, duke u bërë lojtari i parë dhe i vetëm në historinë e futbollit që arrin të shënojë në gjashtë edicione të ndryshme të një Kampionati Botëror. Ajo që nisi si një “mister” dixhital dhe një aludim për përçarje në ekip, u shua shpejt nga ylli portugez, i cili u mbylli gojën kritikëve dhe vërtetoi se mbetet ende vendimtar për ngjyrat e kombit të tij.
Top Channel