Skandal në Botëror/ Turqia kërkon riluajtjen e ndeshjes, prapaskena e çmendur me “orën e arbitrit”

25/06/2026 01:15

Kombëtarja e Turqisë bëri një kërkesë zyrtare në FIFA për të riluajtur ndeshjen e humbur kundër Paraguajit, e cila solli eliminimin e tyre nga Botërori, bazuar në një episod tepër absurd.

Gjatë lojës, gjyqtarit Ivan Barton i kishte rënë ora personale, të cilën e gjeti dhe e vendosi në dorën e tij lojtari paraguaian Matias Galarza para se t’ia kthente. Federata Turke pretendoi se ky veprim duhej ndëshkuar me karton të verdhë, gjë që do të sillte përjashtimin me të kuq të Galarzës, pasi ai ishte i ndëshkuar më parë.

Sipas turqve, arbitri e fali kundërshtarin në shenjë mirënjohjeje për gjetjen e orës, por kjo ankesë e pazakontë u hodh poshtë menjëherë nga FIFA, duke lënë në fuqi rezultatin dhe eliminimin e Turqisë.

Top Channel