Video/ Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi
Assim Madibo do të duhet të kryejë një dënim prej 5 ndeshjesh skualifikim pas ndëshkimit me karton të kuq të marrë në ndeshjen me Kanadanë. Futbollisti i Katarit goditi këmbën e majtë të Ismaël Kone me fatin e keq se i shkaktoi një dëmtim të rëndë kundërshtarit të tij.
Me siguri ky moment ishte imazhi më i pakëndshëm i të gjithë botërorit me Madibo që u ndëshkua me karton të kuq direkt duke dalë nga fusha e lojës i prekur dukshëm nga imazhi i kolegut të tij, ndërkohë që futbollisti i Katarit që ishte më pranë Kone vuri duart në kokë në momentin që pa kanadezin
Pas episodit, futbollistët pasi kërkuan menjëherë ndërhyrjen e mjekëve, rrethuan Kone në mënyrë që kamerat të mos fiksonin imazhin e rëndë. FIFA doli me një komunikatë për shtyp duke shpjeguar sanksionin e dhënë për Madibo.
‘Një skualifikim me 5 ndeshje për thyerje të nenit 14.1.e të Kodit të Disiplinës së FIFA(ndërhyrje e rëndë). Pezullimi do të aplikohet në ndeshjet e ardhshme të Katarit në Botërorin e Futbollit’-theksohet në komunikatën e qeverisë së futbollit botëror.
Gjithsesi dy futbollistët kanë lënë një imazh nga më emotivet pas episodit të pakëndshëm të dëmtimit të Kone. Madibi e ka vizituar kanadezin për të parë si po evoluon rikuperimi i tij.
Ismaël Kone do të qëndrojë jashtë fushave rreth 5 muaj dhe FIFA ka një program për të dëmshpërblyer klubet në raste të tilla. Për të përfituar nga ky program, dëmtimi duhet të ketë një periudhë rikuperimi mbi 28 ditë dhe dëmshpërblimi ka një kufi prej 7.5 milionë euro. Në rastin e Kone, Sassuolo mund të përfitojë deri në 1 milion euro
Top Channel