‘Urgjente, kush shet një biletë? Paguaj 250 mijë USD’/ Apeli ‘i dëshpëruar’ i investitorit nga Toronto për ndeshjen e Kanadasë
FIFA ka dënuar zyrtarisht me 5 ndeshje pezullim mesfushorin e Katarit, Assim Madibo, pas një ndërhyrjeje horror që shokoi Botërorin 2026.
Viktima e këtij faulli të rëndë ishte ylli i Kanadasë, Ismael Koné, i cili pësoi një thyerje të tmerrshme të kërcirit të këmbës (tibia dhe fibula). Ky ndëshkim shembullor nga FIFA erdhi në të njëjtën kohë kur aventura e Katarit në këtë Botëror u mbyll përfundimisht, pas eliminimit nga Bosnjë-Hercegovina.
Pavarësisht dramës dhe dhimbjeve të mëdha që ia mbyllën ëndrrën në mes, Koné u kthye në heroin e padiskutueshëm të turneut. Gjatë sfidës pasardhëse të Kanadasë kundër Zvicrës, mesfushori refuzoi të qëndronte në spital dhe u shfaq në stadium i ulur në një karrocë me rrota për të mbështetur shokët e skuadrës. Ky gjest i jashtëzakonshëm sakrifice dhe dashurie për ekipin ka bërë xhiron e rrjetit, duke prekur zemrat e miliona sportdashësve.
Top Channel