Britania e Madhe dhe Norvegjia ‘bashkojnë forcat’, formojnë aleancë detare për të gjurmuar nëndetëset ruse
Ekzorcizmi për këtë peshkop katolik ka nevojë të shkojë në një tjetër nivel. Ruben Dario Haramijo Montoja, peshkop i Buenaventuras, Kolumbi, do të përdorë një helikopter të marinës për të spërkatur gjithë qytetin me ujë të shenjtë, që të largojë djajtë që sipas tij janë përgjegjës për rritjen e krimit, dhunës dhe korrupsionit.
“Duam të kalojmë në të gjithë Buenaventurën e të hedhim ujë të shenjtë nga ajri, që të pastrojmë djajtë që po na shkatërrojnë qytetin, si dhe që bekimi i Zotit të largojë ligësinë nga rrugët tona”, tha peshkopi, i cili u shugurua në vitin 2017 nga Papa Francesk.
“Qyteti ka nevojë të largojë të keqen, në mënyrë që të kthehet qetësia që ka humbur me gjithë këto krime, korrupsion e trafik droge”, tha Montoja.
Top Channel