Nga protesta te anarshia, pse hesht Qeveria?
Paris Saint-Germain ka fituar 4-2 ndaj Manchester Cityt, në një ndeshje spektakolare, ku skuadra franceze krijoi një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë dhe arriti ta ruajë deri në fund.
PSG e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave, ndërsa Manchester City u rikthye në lojë pas pushimit, duke kërkuar me ngulm përmbysjen. Erling Haaland shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 53-të, me një goditje me kokë pas krosimit të Ndiaye.
Megjithatë, në minutën e 62-të, Akliouche realizoi golin e katërt për PSG-në, duke e çuar rezultatin në 4-1 dhe duke vështirësuar misionin e vendasve.
City nuk u dorëzua dhe vijoi të sulmonte. Haaland goditi traversën në minutën e 74-t, ndërsa vetëm një minutë më vonë shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Bouaddi, duke ngushtuar diferencën në 4-2.
Në minutat e fundit, Manchester City kërkoi të shënonte sërish, por mbrojtja e PSG-së dhe portieri Safonov arritën të ruanin avantazhin. PSG arriti të fitojë edhe një penallti në fund, por Torres e gjuan lehtë dhe Donnaruma arrin ta ndalë.
Pas 90 minutash lojë, Paris Saint-Germain merr fitoren 4-2, ndërsa Manchester City nuk arrin të kompletojë përmbysjen, pavarësisht reagimit në pjesën e dytë.
REZULTATI LIVE
Manchester City-PSG 2-4
Haaland 54′, 74′, Akliouche 62’/ Doue 13′, Dembele 15′, Vitinha 31′
Top Channel