Presidenti Donald Trump nuk ka armiq vetëm në NBA dhe NFL, por edhe në futbollin e femrave. Ajo që e ka sfiduar hapur shefin e Shtëpisë së Bardhë është kapitenia e ekipit përfaqësues të SHBA, Megan Rapinoe.

Kjo e fundit përpara fillimit të Botërorit të Francës kishte deklaruar se nuk do të këndonte himnin e SHBA-së, në shenjë proteste kundër politikave të Trump dhe e ka mbajtur fjalën.

Kjo u pa edhe në sfidën që skuadra amerikane zhvilloi me Spanjën dhe që e fitoi 2-1, falë 2 golave të Rapinoe me 11 metërsh.

Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kritikojë Rapinoe për veprimin e saj, me kapitenen e skuadrës amerikane që gjeti mënyrën t’i përgjigjej atij.

Pas përfundimit të sfidës, gazetarët pyetën futbollisten nëse ndihet e emocionuar kur mendon se do të pritet në shtëpinë e Bardhë nëse SHBA fiton Botërorin, por Rapinoe iu përgjigj:

“Nuk do të shkoj në atë dreq Shtëpie të Bardhë, madje mendoj se nuk do të na ftojnë”.

Nuk është hera e parë që Rapinoe i kundërvihet Trump. Tashmë ajo është kthyer në zëdhënësen e futbollit të femrave në SHBA.

Në muajin mars, lojtaret i kërkuan Federatës pagesa të barabarta me kolegët meshkuj dhe Trump ndërhyri edhe në këtë çështje, sigurisht duke i dalë kundër. Tashmë Rapinoe është e vendosur në luftën e saj kundërt çdo lloj diskriminimi.

Për më tepër në vitin 2012 ajo pranoi hapur homoseksualitetin e saj dhe që nga ai moment është shndërruar në sportisten më aktive në mbrojtje të komunitetit LGBTI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA