De la Fuente shpjegon mungesën e Yamal dhe jep lajmin për ndeshjen ndaj Anglisë
Erling Haaland është shndërruar në një pikë referimi autentike botërore. Në moshën 26 vjeç sulmuesi norvegjez ka 366 gola të shënuar na karrierën e tij me klubet dhe kombëtaren; 169 me Manchester City, 86 me Borussia Dortmund, 62 me Norvegjinë, 29 me Salzburgun dhe 20 me Molden.
Por për të të rritej me peshën e mbiemrit Haaland nuk ka qenë gjithnjë e lehtë. Që në hapat e tij të parë në futboll, sulmuesit i është dashur të bashkëjetojë me krahasimet me të atin e tij, Alfie Haaland ish futbollist profesionist. Edhe pse kjo trashëgimi konsiderohet se është larg asaj që mund të quhet një privilegj vendimta, futbollisti siguron se i ka shërbyer si stimul për të treguae se ai mund të krijojë rrugëtimin e tij.
‘Kur je fëmijë, të kesh një mbiemër të famshëm ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ndoshta ka nga ata që kanë menduar se mbiemri më krijoi mundësitë. Për mua ky ishte vetëm motivim-ka shpjeguar vetë Erling Haaland kohë më parë.
Gjithashtu, raportet me babain e tij kanë pasur një peshë të rëndësishme në trajektoren e tij. Erling pranon se Alfie ka qenë i pranishëm në pjesën më të madhe të momenteve më të rëndësishme të tij me futbollistin që e përkufizon të atin si një hajmali. ‘Ai ka qenë i pranishëm thuajse te të gjitha momentet e mia të mira; është si një hajmali për mua-thotë 26 vjeçari.
Erling Haaland e ka shfaqur talentin e tij në futboll që në një moshë të vogël, por ishte në periudhën e adoleshencës kur ai nisi të mendojë seriozisht të bëhet një futbollist profesionist. ‘Gjithnjë më është dukur diçka natyrale që të bëhesha futbollist-kujtonte Erling Haaland-ishte ëndrra ime, ashtu sikurse edhe e të gjithë fëmijëve të tjerë, por vetëm kur isha 15 apo 16 vjeç, e ndjeva se mund të isha futbollist profesionist’.
Babai i tij, Alfie i dinte se çfarë kërkonte profesioni i futbollistit dhe Erling e pranon se që në vitet e tij të para kishte një sfidë personale shumë të qartë; të kalonte arritjet e të atit. ‘Që nga momenti kur nisa karrierën, objektivi im ka qenë që ta kaloj. Jam në rrugën e duhur, por ende kam shumë për të bërë. Nuk e kam kaluar ende. Ka pasur një karrierë të mirë. Jam krenar për të’-pohonte Erling Haaland
Nga ana tjetër, Alfie Haaland nuk e fsheh krenarinë për evoluimin e të birit dhe pranon se identiteti publik ka ndryshuar totalisht me rritjen e Erlingut. ‘Është diça e bukur nga ana e tij që e thotë këtë, por padyshim mua tani më njohin si babai i Erling Haaland. Ai tashmë nuk e ka më reputacionin si ‘djali i Alfie Haaland’. Në fillim ishte e kundërta, por kjo është gjë e mirë. Shpresoj që të jetë shumë herë më i mirë nga ç’kam qenë-tha Alfie Haaland që shtoi se asnjëherë nuk ka dashur të ushtrojë presion të tepruar te i biri gjatë formimit të tij.
‘Kur ishte shumë më i ri qëndrova mënjanë; nuk mora pjesë direkt të stërvitjet e tij të përditshme. Nuk ushtrova asnjë presion mbi të-tregon Alfie Haaland
Top Channel