Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të shtunë Mijëra të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës kanë mberritur në Shqipëri pikërisht në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike Unum i cili ka startuar që në mbrëmjen e 31 majit.
“Çdo gjë është shumë bukur, vendi i bukur, njerëzit të dashur. Me të vërtetë një eksperiencë shumë e mirë”, thotë një turist.
Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, tha se u hodh guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.
“Do të doja të falenderoja të gjithë ju që keni ardhur. Tashmë kemi vendosur gurin e parë të themelit dhe mendoj që është e rëndësishme që të ndërtojmë dhe të vazhdojmë diçka të gjithë së bashku”, tha ai.
6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.
Top Channel