Përleshje me thikë në Athinë/ Mbetet i plagosur një person, në pranga një shqiptar 13/09 14:10
Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.
Takimi i Ramës është zhvilluar në ambientet e brendshme të Hotel Colombo në Berat, ku mësohet se mbledhja për Reformën Territoriale ka nisur me një diskutim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.
Pas fjalës së Demos janë ngritur banorët e Poliçanit për të diskutuar. Mw pas ka pasur irritim te banorët dhe kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, duke u shoqëruar me debate verbale mes Ramës dhe Zotkajt e Cenos.
Kjo ka bërë që e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani të bojkotojë takimin dhe të largohen.
Top Channel