Zjarr pranë stallave të lopëve në Valare, ndërhyrja e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve Ky është relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkohet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera.
Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia.
Siç raporton gazetraja e Top Channel Anila Hoxha, kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit.
Në relacion përmendet se nga janari 2023 janë kryer 6 shorte ndaj 159 zyrtarëve të lartë, nga të cilët 129 shefa, 7 drejtues të Gardës dhe 23 punonjës të AMP. Por ndërkohë lëvizjet e drejtuesve që duhet të kontrolloheshin kanë qenë të shpeshta.
Zyrtarët i shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra.
Filtri i trefishtë i kontrollit të zyrtarëve të policisë përfshin kontrollin e pasurisë, kontrollin e figurës, pra nëse ka apo jo me krimin, dhe aftësitë personale.
Top Channel