Skënderbeu-Flamurtari është një prej ndeshjeve me më shumë interes në javën e 31 të Kategorisë Superiore, pasi në lojë është zona evropiane për të dyja këto skuadra.
Trajneri Orges Shehi ka pranuar shkallën e vështirësisë dhe rëndësinë e kësaj sfide me Flamurtarin duke deklaruar se marrja e 3 pikëve është objektivi primar i Skënderbeut.
Ndërsa te Flamurtari, Franc Veliu dhe mesfushori argjend Mustafa kanë deklaruar se synimi i skuadrës vlonjate është që të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive sigurisht pa harruar të vlerësojnë skuadrën kundërshtare.
Sfida mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të luhet ditën e diel, ashtu sikurse edhe përballjet Kukësi-Teuta dhe Luftëtari-Tirana. Kastrioti është pushim dhe ka fitoren në tavolinë 3-0 me skuadrën e Kamzës.
Top Channel