Brazili “shëtit” në Kalkuta, fiton me poker në miqësoren historike kundër… Indisë

03/10/2026 18:06

Brazili ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Indisë në Kalkuta, në një miqësore të veçantë të zhvilluar në stadiumin “Salt Lake”, duke konfirmuar diferencën mes dy skuadrave.

Sfida kishte interes të madh në Indi, pasi ishte përballja e parë në nivelin e kombëtareve A mes dy vendeve. Brazilit iu desh të udhëtonte drejt Kalkutës pas dy miqësoreve me Australinë, ku fillimisht barazoi 1-1 dhe më pas fitoi 4-2.

Në krahun tjetër, India kërkonte një tjetër paraqitje pozitive pas barazimit 1-1 me Panamanë. Përballë pesë herë kampionëve të botës, megjithatë, vendasit nuk mundën të përballonin ritmin dhe cilësinë e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Brazili realizoi katër gola, duke mbyllur në mënyrë bindëse një ndeshje që u prit me entuziazëm të madh nga tifozët indianë.

Kjo fitore i jep Brazilit një tjetër rezultat pozitiv në përgatitjet e tij, ndërsa për Indinë sfida me një prej kombëtareve më të suksesshme në historinë e futbollit botëror mbetet një eksperiencë e rëndësishme.

REZULTATI:

Indi 0-4 Brazil

Estevao 28’, Pedro 42’, Lino 58’, 90+5’

Top Channel