24/05 15:52
Sportistja kosovare Loriana Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në “Grand Prix”-në e xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.
Xhudistja nga Kosova u mposht në finale nga sllovenja Klara Apotekar, në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kuka shënoi tri fitore. Në sfidën e parë mundi holandezen Llona Lucassen, në çerekfinale kaloi rusen Aleksandra Babintseva, ndërsa në gjysmëfinale mposhti Natalie Poëel nga Britania e Madhe.
Loriana fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike të Tokios, që do të zhvillohen në vitin 2020.
Vetëm dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Top Channel