Programi “Wake up” në Top Channel vjen me një ide të veçantë: rijetëzimin e disqeve të gramafonit.

Të gjithë ata që, mendonin se ka vdekur koha e disqeve të gramafonit dy dekada më parë, më 31 dhjetor do të kenë rastin të gëzojnë një moment të shkurtër “shpagimi” në studion e “Wake Up” me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin.

Kjo do të realizohet duke prezantuar në studio një koleksion të pasur CD-sh dhe pllakash, të ruajtura me kujdes dhe të trashëguara nga arkivi i Top Albania Radios. Sepse për TAR muzika cilësore është gjithnjë e rëndësishme si për audiencën e tanishme, por edhe për brezin që u rrit me muzikës e Top Albania-s.

Një program “Wake up” shumë festiv me intervista dhe performanca live, ku të gjitha llojet e muzikës, si rock-u ose jazz-i, por edhe muzika pop, do të përcillen ketë 31 dhjetor nga të ftuarit specialë, të cilët do të sjellin këtë mëngjes edhe kujtimet e tyre përmes disqeve të gramafonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA