Raheem Sterling do të vazhdojë te jetë pjesë e Manchester City. Sulmuesi anglez rinovoi kontratën e tij me skuadrën kampione të Premier League deri në vitin 2023.

Futbollisti 23-vjeçar ishte drejt skadencës së kontratës së tij aktuale kështu që Citizens e blinduan atë duke i dhënë edhe një pagë prej 300 mijë Paund në javë, që e bën atë një prej futbollistëve më të paguar në kampionatin anglez.

“Jam shumë i kënaqur që nënshkrova me Manchester City. këtu jam përmirësuar në mënyrë të pabesueshme”, tha Sterling. “Që në momentin kur u transferova, kuptova që kjo skuadër ishte zgjedhja e duhur për mua”.

Sterling, që në këtë sezon ka shënuar 7 gola me Manchester, la Liverpoolin për të kaluar te Citizens në vitin 2019 për vlerën e 49 milionë Paundëve. Vitin e kaluar sulmuesi anglez shënoi 23 gola për Manchester City duke dhënë një kontribut të madh në fitoren e titullit kampion dhe të Kupës së Ligës së kësaj skuadre. me përfaqësuesen angleze ai ka luajtur 46 ndeshje dhe ndaj Spanjës shënoi dy golat e tij të parë me Tre Luanët në 3 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA