Reali i Madridit hedh sërish sytë nga Interi duke vënë në shënjestër Mauro Icardin. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, presidenti i klubit madrilen ka caktuar një fond prej 200 milionë Eurosh për merkaton e transferimve të muajit janar dhe synimi i tij është që të bëjë gjithcka për të arritur te sulmuesi i Interit, të cilin e ka ndjekur prej kohësh.

Por për Realin e madridit që të sigurojë shërbimin e mauro icardit nga Interi nuk do të jetë aspak e lehtë. Futbollisti ka në kontratën e tij një klauzolë prej 110 milionë Eurosh që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë, por që është e paaplikueshme për momentin.

Për më tepër, kjo klauzolë përbën bazën minimale nga ku do të nisë tratativa me Suning. Kështui që nuk është e vështirë që të mendohet për një ofertë të Los Blancos prej 150 milionë Eurosh për kartonin e Icardit, ndërkohë që për futbollistin është gati një kontratë e majme me pagë prej më shumë se 10 milionë Euro në sezon

Ndërkaq, vullneti i Icardit është që të qëndrojë te Interi, por ai dëshiron që të konsiderohet nga klubi si një ndër lojtarëve më të rëndësishëm dhe për këtë aryse pret rinovimin e kontratës të shoqëruar me një rritje të pagës që aktualisht është vetëm 4.5 milionë Euro.

Ofensiva e Florentino Perez është rasti më i mirë për të shprehur pretendimin e tij, kështu që i takon Interit të veprojë në mënyrë që të mbajë sa më larg Realin e Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA