Fusha e plehrave të Sheqit është një bombë mjedisore edhe per kreu bashkiakun e Fierit. Për këtë arsye në vitin 2015 Këshilli Bashkiak i Fierit e shpalli atë si emergjencë mjedisore.

Armando Subashi thotë që zgjidhja më e mirë për plehrat e Qarkut të Fierit është ngritja e një impiati të ri për trajtimin e plehrave larg qytetit.

“E kam fjalën për ndërtimin e impiantit të ri të trajtimit të mbjetjeve, që është parashikuar, ashtu si ai i Elbasanit, në formën e djegies. Dhe nëpërmjet djegies, edhe prodhimin e një sasie të caktuar energjie elektrike”, tha kryebashkiaku i Fierit.

Po çfarë do të bëhet me fushëm e plehrave gjysmëshekullore?

“Pas heqjes së këtyre mbeturinave të grumbulluara, atje sigurisht që do të bëhet kapsulimi i zonës. Do të bëhet nivelimi i saj me drenazhimet e duhura dhe mbjellja me pemë”, tregon Subashi.

Helmet toksike të plehrave të Sheqit ndërkohë kërcënojnë shëndetin e të gjithë banorëve të Fierit. Pasi ato shkarkohen në lumin përbri fushës, ndotja kalon në sistemin vaditës të fermerëve të zonës.

Top Channel