Marcelo Lippi, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, deklaron se ky mund të jetë më në fund viti i duhur për Juventusin për të fituar Champions League.

Trajneri italian e ka bërë këtë deklaratë pasi pa fitoren e madhe të bardhezinjve ndaj Manchester United: “Të shihje Juventusin që dominonte në një stadium të tillë ishte madhështore, speciale, emocionuese. Realisht ishte një ndeshje spektakolare. Ajo që më goditi ishte mënyra sesi dominuan në një prej stadiumeve më të frikshëm të botës, në një ndeshje që edhe u komplikua në pjesën e dytë, por pikërisht aty treguan personalitet dhe konfirmuan rritjet e tyre totale, për të arritur tek objektivi final”.

“Ndërsa shihja ndeshjen, përsërisja me vete: Po, ky është viti i duhur për të rikthyer Champions-in në Torino. Dhe dy faktorë të rëndësishëm për të arritur këtu janë Allegri dhe Ronaldo”, shtoi Lippi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA