Dinamo përforcon repartin e mbrojtjes. Skuadra kryeqytetase ka sjellë në skuadër ish qendërmbrojtësin e Partizanit, Saliou Dembele, një futbollist që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur për 5 sezone me ‘Demat e Kuq’.

Sembene, kalimi i të cilit u zyrtarizua nga vetë klubi i Dinamos përmes një komunikate për shtyp, nënshkroi me Blutë një kontratë 3-vjeçare deri në 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 17.

‘Mirësevjen, Sembene! Qendërmbrojtësi senegalez është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Saliou Sembene ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 17. Pas pesë sezonesh në futbollin shqiptar, 24-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën legjendare dinamovite.Mirë se vjen te Dinamo, Saliou!’-lexohet në komunikatën e Dinamos

Saliou Sembene gjatë 5 sezoneve që ka luajtur me Partizanin, ka arritur të fitojë titullin kampion në sezonin 2022-23 me Demat e Kuq dhe Superkupën e Shqipërisë në sezonin 2023/24.

Top Channel