Lajmi i fundit/ Fajtor për disa krime, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” do të zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale.
Sipas korrespodentes së Top Channel, Dhorjela Çule, kryeministri është shprehur: “Do zgjerohet sektori i bujqësisë nëse Maliqi bashkohet“.
Takimi në Korçë është pjesë e turit të takimeve që po zhvillohen në qarqe të ndryshme të vendit, në kuadër të diskutimit për reformën territoriale dhe organizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë ndryshimi i propozuar për Bashkinë Maliq, që sipas një prej propozimeve të PS-së do të shkrihet dhe do t’i bashkohet Bashkisë Korçë. Ky propozim ka ngjallur reagime dhe debate të shumta.
Gjatë konsultimit publik do të trajtohen edhe ndryshime të tjera që mund t’i ndodhin hartës për juglindjen.
Në aktivitet është i pranishëm edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shoqëruar të atin gjatë vizitës në Korçë.
Top Channel