Ambasadori austriak në Tiranë, Johan Sattler ka komentuar zhvillimet politike dhe të rendit gjatë një aktiviteti në Shkodër.

“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është Parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politikë të të gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në Parlament”, tha Sattler.

Për ambasadorin, arrestimet e fundit janë një hap pozitiv: “Por, ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqendrim të madh këtë periudhë për të dërguar pas hekurave të “fortët”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë”.

Sipas Sattler, vetting-u i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë. “Ai në drejtësi nuk ka ecur edhe aq shpejt sa do të dëshironim ne”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA