“Sugjerova të takohemi me Rusinë në SHBA, por Putin refuzoi”/ Zelensky: Nëse djegin dhe kjo mundësi, do nevojitet presioni
Një bombardues ‘B-52 Stratofortress’ i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u rrëzua të hënën në mëngjes menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforni, sipas një njoftimi zyrtar të bazës ushtarake.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Baza Ajrore Edwards bëri të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 11:20 të paradites.
“Një B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u rrëzua menjëherë pas ngritjes në aeroportin Edwards. Ekipet e emergjencës iu përgjigjën menjëherë vendit të ngjarjes dhe situata po menaxhohet”, thuhet në deklaratë.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara mbi persona të lënduar apo viktima. Autoritetet ushtarake nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi shkaqet e aksidentit.
Baza Ajrore Edwards ndodhet në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, në verilindje të Los Anxhelosit, dhe konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të testimit dhe operacioneve ajrore të Forcave Ajrore amerikane.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vijim.
Top Channel