Space 4, është si një hapësirë për katër artistë, që me punët e tyre sjellin një dialog. Alkan Nallbani, Ardian Isufi, Bryan Chrisite dhe Graham Day Guerra bëjnë bashkë Tiranën dhe New Yorkun duke ndërlidhur filtra simbolikë dhe momente interaktiviteti të qënies humane.

“Space 4 është një ekspozitë, e cila ka të integruar katër artistë, të cilët janë shqiptarë dhe amerikanë. Është një ekspozitë, e cila vjen si dialog. Pastaj janë punët e mia, që janë një përshkrim, ose një arkiv, gjithmonë si njëllloj kujtese kolektive, duke i risjellë. Duke i rikonekstualizuar në të tashmën tonë për të kuptuar të ardhmen”, shprehet kuratori I ekspozitës, Ardian Isufi.

Alkan Nallbani flet në punët e tij për çështjet e luftës dhe të keqes, duke na sjellë këto imazhe të bombardimeve në Siri.

“Kemi patur shumë debate, shumë shkëmbime idesh mbi punët dhe krijuam këte ekspozitë duke krijuar këtë marrëdhënie, të cilën e kishim parë në kohë”, thotë Alket Nallbani, artist pamor.

Graham e ka ekspozitën e dytë këtu, duke sjellë vizatime që lidhen me antropologjinë dhe religjionin.

“Një informacion që bën bashkë tempuj, trupin e njeriut, harta të botës dhe harta të sistemit diellor”, u shpreh Graham Day Guerra.

Ndërsa Bryan sjell dualitetin ndërmjet virtuales dhe fizikes.

“Në video është përdorur një animin 3D. Duke krijuar imazhe të rezonancës manjetike. Që udhëtojnë në organet tona. Në zemër, në tru. DHe këto projektohen në pikturë. Idea e bashkimit të dickaje të qëndrueshmë me një tjetër në lëvizje, është si një dualitet”, deklaroi Bryan Chrisite.

Space 4 pret publikun në Galerinë Fab.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA