“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Kur flitet për gratë e futbollistëve vemendja është maksimale në faqet e mediave rozë dhe padyshim në një prej vendeve të para qëndron ajo, Wanda Nara, bashkëshortja dhe manaxherja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.
Wanda ka një lidhje organike me rrjetet sociale dhe pothuaj e gjitha jeta e saj familjare, profesionale, por edhe në shumë raste edhe intime, shpaloset në galeritë e fotove në instagram. Kështu ka ndodhur edhe një prej mbrëmjeve të fundit, teksa Zonja Icardi përgatitej për një darkë speciale me një dekolte impresionuese.
Pas saj qëndronte gjithnjë Mauro, i cili po vendoste gjerdanin në qafën e bukuroshes së tij. Komenti i Wnada-s ishte padyshim pikant: “Pas një gruaje të fortë, qëndron nëj burrë i fortë”.
Top Channel