“Merimanga nuk është më insekt”/ Shpjegimi në fjalorin e ri të shqipes, gjuhëtarja në ‘Ftesë në 5’: Tashmë quhet grabitqar… 24/03 18:12
Dëbora nuk ka sjellë vetëm vështirësi, por edhe bukurinë e bardhësisë. Këtë fundjavë shumëkush ka planifikuar të vizitojë zonat që janë zbardhur ndoshta nga dëbora e fundit e këtij sezoni.
Në fshatin Dardhë të Korçës banorët po përgatiteshin këtë të premte për të pritur vizitorët e fundit që duan të kalojnë disa orë në fshatin turistik.
Dëbora ka zbardhur gjithçka, megjithatë rruga është e hapur plotësisht.
Dardha vizitohet shumë gjatë dimrit për bukurinë që natyra ka e mbuluar nga dëbora, e cila këtë fillim pranvere u rikthye sërish.
Top Channel