Breshëri shkatërron perimet, fermerët e Biranjit dhe Lumalasit humbin prodhimin nga goditjet e motit Pas 21 vitesh në Kanada, Xhulio Vasiu nuk i kishte harruar kujtimet e fëmijërisë së tij në Lushnjë.
Dëshira për t’ia treguar nipit, Anxhelos, se si kishte qenë jeta e tij në fshat, e shtyu 35-vjeçarin të krijonte me inteligjencë artificiale disa video të shkurtra.
Ato nisën si një histori familjare, vetëm për nipin. Por reagimi i Anxhelos i dha Xhulios idenë për t’i ndarë edhe me të tjerët. Hapi një faqe në Instagram dhe videot nisën të merrnin me shpejtësi mijëra shikime e reagime.
“Në Shqipëri vura re se shumë fëmijë nuk kanë mundësi të shohin filma vizatimorë për jetën e fshatit apo për traditat shqiptare. Në fillim bëra disa video vetëm për t’ia treguar nipit tim. Më pas i hodha në Instagram dhe ato morën vrull. Nëse shikoni videot e fundit, shtëpia e Anxhelos në fshat është në fakt shtëpia ime. Këto janë lulet, kjo është lagjja ku jam rritur dhe kjo është fëmijëria ime, që e kam kaluar edhe te dajat në fshat. Në njëfarë mënyre, unë jam Anxhelo në jetën reale, edhe pse personazhi mban emrin e nipit tim”, u shpreh Anxhelo.
Por ndërsa ndjekësit kërkonin gjithnjë e më shumë video, Xhulio vendosi të bënte një hap tjetër: faqja të mos ishte vetëm argëtuese, por edhe edukuese.
Historinë shqiptare, Xhulio Vasiu po përpiqet t’ua tregojë ndryshe të rriturve dhe fëmijëve: përmes filmave vizatimorë të realizuar me inteligjencë artificiale. Ajo që nisi si një mënyrë për të argëtuar nipin e tij, Anxhelon, sot është kthyer në një faqe që ka bërë për vete mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Por rrëfimi i historisë kërkon përgjegjësi, e para se Xhulio të nisë ndërtimin e imazheve, atij i duhet të mësojë për të shkuarën.
“Para se të filloj një video, së pari lexoj për historinë dhe vetëm më pas nis ndërtimin e skenave”, thotë Anxhelo.
Çdo personazh, ambient dhe lëvizje ndërtohet hap pas hapi, derisa historia të marrë formën e një filmi të shkurtër vizatimor, ku realizimi i një videoje 1-minutëshe kërkon 2 orë punë intensive. Në planet e së ardhmes, Xhulio ka vetëm një qëllim: të krijojë një website të dedikuar vetëm për fëmijët, që tregon në mënyrë të thjeshtë historinë e trojeve shqiptare.
Top Channel