Shkodër, rritet numri i studentëve/ Më shumë regjistrime në “Luigj Gurakuqi”, dega e infermierisë mbetet më e kërkuara

20/09/2026 12:23

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e ka mbyllur raundin e parë të regjistrimeve me një rritje të numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë.

Kampione për regjistrimet vazhdon të jetë dega e Infermierisë, ku për të disatin vit me radhë kuotat plotësohen që në raundin e parë, ndërsa problemet mbeten Shkencat Shoqërore dhe gjuhët e huaja.

Por procesi i regjistrimeve nuk ka përfunduar ende. Universiteti i Shkodrës do të zhvillojë edhe raundin e dytë, i cili do të ketë 5 faza, me nga 48 orë secila, duke u dhënë mundësi maturantëve që nuk janë regjistruar ende të zgjedhin programet e studimit.

Në përfundim të të gjithë procesit pritet të përcaktohet edhe numri final i studentëve që do të ndjekin studimet në Universitetin e Shkodrës për vitin e ri akademik.

Top Channel