I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
Pajtoi për të kryer krimin monstruoz një vrasës me pagesë. I premtoi një shumë të majme dhe hartoi edhe planin e eleminimit të prindërve dhe të motrës së tij 10-vjeçare.
Një 22-vjeçar rus i premtoi një vrasësi me pagesë 38 mijë euro në këmbim të eleminimit të familjes së tij, në mënyrë që të trashëgonte pasurinë e tyre të majme.
Por, ajo që nuk llogariti i riu nga qyteti i Sochit ishte se në “gropën” që hapi për familjen e tij, do të binte vetë.
Prindërit dyshonin se diçka nuk shkonte me fëmijën e tyre dhe në polici ishin dërguar sinjalet se një ngjarje tragjike mund t’u ndodhte.
Për këtë, policia ruse inflitroi një agjent që u shtir si vrasës me pagesë. Në kontaktin e parë u vendos se kur dhe ku duhej të vriteshin ata, që të ngjasonte me një grabitje.
Me të marrë këto detaje, “vrasësi” nisi të zbatojë planin e dyfishtë. Ai paraqitet në shtëpinë e prindërve të 22-vjeçarit së bashku me kolegë të tjerë dhe vënë në lojë kundërplanin për të prangosur njëherë e përgjithmonë djalin.
Prindërit ishin ende mosbesues, por pranuan që të merrnin pjesë në këtë plan. Të lyer me bojë të kuqe, për të ngjasuar si gjak, ata u shtrinë në dyshemenë e shtëpisë së tyre, që vrasësi t’u bënte fotografi për t’ja treguar porositësit.
Takimi mes djalit të prindërve dhe “vrasësit” të shtirur u bë po atë ditë. Ai i tregoi fotot e prindërve dhe të motrës së tij 10-vjeçare të larë në “gjak”. Sapo pa fotot, 22-vjeçari pranoi që t’i kalonte në llogari “vrasësit” 38 mijë eurot e premtuara, sapo të trashëgonte pasurinë e familjes.
Por, fatmirësisht nuk ishte e thënë për të. E gjitha ishte një grackë e policisë, që pikërisht në këtë moment ndërhyn, e arreston dhe e vendos përballë akuzave.
Top Channel