25/11 16:24
Në vitin 2009 Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e PS, duke lënë pas profesionin e saj të pedagoges, e në vitin 2013 ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban.
Ajo njihet si një femër e fortë, ish-ministrja është përlotur në studion e “Pasdite në Top Channel”, e siç tregon vetë deputetja e PS, preket vetëm në raste gëzimi.
E pikërisht pas videomesazheve të transmetuara nga mikeshat e saj Majlinda Bregu, Erjola Kulluri dhe Daniela Kalaja ajo nuk i ka përmbajtur dot lotët.
“Vetëm kur ka fjalë të mirë më dalin lotët, në situata të vështira mundem t’i kaloj”, thotë Gjermeni.
Top Channel