Agim Cana, president i Vëllaznimit në Kosovë

12/01/2018 23:17

Agim Cana, babai i kapitenit legjendar të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canës, është zyrtarisht presidentit i klubit të Vëllaznimit të Gjakovës.

Lajmi u bë zyrtar nga vetë klubi gjakovar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa sqarohet edhe pozicioni që do të mbajë ish presidenti i skuadrës.

“Më në fund arriti lajmi “bombastik”. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit të Futbollit, Vëllaznimi. Shkëlzen Gashi (ish-presidenti) do të mbetet President Nderi.”

Mësohet gjithashtu se klubi gjakovar është shumë pranë arritjes së marrëveshjes trajnerin Bylbyl Sokoli, për pjesën e mbetur të sezonit. Aktualisht Vëllaznimi renditet në vendin e nëntë në Vala Superligën e Kosovës me 25 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA