Përpara rreth 2 javësh, Lionel Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021. Tani zbulohen detajet e kësaj kontrate dhe një prapaskenë që përfshin edhe Manchester City.
Sipas medias spanjolle, ‘Citizens’ i kishin ofruar argjentinasit 100 milionë për firmën në kontratën me ta dhe një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon.
Gjithnjë sipas medias spanjolle, Barcelona për të kaluar ofertën e Manchester City vendosi që t’i ofrojë Messit një pagë prej 75 milionë Euro bruto, shifër së cilës po t’i zbresësh 48% të saj për detyrimet fiskale, shkon në 39 milionë euro. Kjo do të thotë se Messi do të ketë një pagë rreth 2 herë më të lartë se ajo që përfiton Cristiano Ronaldo te Reali i Madridit, 21 milionë euro.
Por jo vetëm kaq, këtyre shifrave për Messin i shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Në Spanjë, pjesën më të madhe në këtë pikë e merr futbollisti dhe klubit i lihet shumë pak, por në rastin e Messit, ai i përfiton të gjitha këto të ardhura. Një tjetër e dhënë që zbulohet në kontratën e Messit ka të bëjë edhe me shpërblimet që janë me vlera të konsiderueshme, duke qenë se Barcelona i ka mësuar të gjithë me fitore.
Top Channel