Video/ Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” përmbysin Norvegjinë në shtesë dhe shkojnë në gjysmëfinale
Tensioni i çerekfinales së Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk ka mbetur vetëm në fushën e blertë.
Babai i Erling Haaland, Alf-Inge, është kapur nga kamerat duke ofenduar dhe bërë gjeste të ashpra në drejtim të mbrojtësit anglez, Djed Spence, si dhe duke ironizuar gjykimin e ndeshjes.
Gjithçka nisi në minutat shtesë të së shtunës mbrëma, kur Spence mendoi se kishte fituar një penallti për “Tre Luanët”. Mbrojtësi anësor depërtoi mes lojtarëve në zonë dhe u duk sikur u pengua, çka bëri që gjyqtari Clement Turpin të akordonte fillimisht 11-metërsh. Megjithatë, pasi rishikoi pamjet në ekranin e VAR, Turpin ndryshoi vendim dhe dha goditje dënimi për Norvegjinë, me arsyetimin se ishte Spence ai që kishte “iniciuar kontaktin”.
Haaland Sr. nuk i mbajti dot të fshehta emocionet e tij për këtë incident. Ai u filmua në tribunë duke bërë një gjest me duar mbi kokë për të nënkuptuar “simulimin” e anglezit, përpara se të ngrinte dy gishtat lart. Nga lëvizja e buzëve, ai u pa qartë gjithashtu duke sharë: “Shporru” (F off)*.
Por, inati i babait të sulmuesit norvegjez nuk u ndal me kaq. Jude Bellingham ishte një tjetër shënjestër e tij, këtë herë në rrjetet sociale. Në përgjigje të një postimi në platformën X (ish-Twitter) lidhur me golin e dytë të Bellingham, i cili kaloi Anglinë në avantazh gjatë shtesës, Alf-Inge shënjestroi hapur arbitrimin e takimit.
Top Channel