Anglia, Harry Kane mbron Tuchel: Kërkon që ne të nxjerrim më të mirën tonë

12/07/2026 21:58

Harry Kane i del në mbrojtje trajnerit të tij Thomas Tuchel që u kritikua për fjalët e thëna në fund të ndeshjes kundër Norvegjisë.

‘Tuchel e di shumë mirë si çdokush tjetër që nuk është kaq e lehtë…po kërkon që ne të nxjerrim më të mirën tonë-tha Kane-kur na sheh të stërvitemi dhe vë re atë që jemi në gjendje të bëjmë, sidomos me lojtarët që kemi, mënyrën si sulmojmë, lojën tonë një për një dhe aftësitë tona, thjesht do që të shikojë këtë version tonin. E dimë që mund të arrijmë një nivel më të lartë që nuk e kemi parë akoma’.

Anglia arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale të Botërorit ku do të përballet me Argjentinën me Tre Luanët që dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu dhe të ngrenë lart trofeun e Kupës së Botës që skuadrës angleze i mungon prej 60 vitesh.

Top Channel