Argjentina harron disfatën me Spanjën në finale, shpall fitoren me Anglinë si ditën kombëtare të futbollit
Erling Braut Haaland ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të Botërorit 2026, jo vetëm për 7 golat e rioj që e vendosin si një prej shënuesve më të mirë të turneut apo për paraqitjen fantastike të Norvegjisë në këtë kompeticion që arriti deri në çerekfinale, por edhe për sozinë e tij; një modele ruse që ka një ngjashmëri të madhe me të.
Bëhet fjalë për Anastasia Kostromitina, ngjashmëria e madhe e së cilës me yllin e Manchester United ka pushtuar rrjetet sociale duke u bërë virale dhe tashmë ajo ka më shumë se 150 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram
‘E kuptova që ngjaja me të përpara 4 vitesh, nga komentet e disa miqve të mi-shpjegon Anastasia për Talk Sport në një intervistë të fundit të saj-kur u bë popullor në këtë botëror, në internet u krijua një trend. Njerëz që ngjajnë me të nisën të bëjnë video dhe mendova; pse mos të bëj të njëjtën gjë? Tani kam më shumë se 100 milionë klikime’.
Ndërsa për agjencinë Reuters Anastasia tha se nuk e priste që të bëhej kaq virale ndërkohë që ka postuar video dhe foto duke imituar momente dhe mimikat e sulmuesi norvegjez.
‘Nuk është diçka për të cilën duhet të më vijë turp-tha ajo-nëse njerëzit qeshin akoma më mirë. Besoj se kam një vetëvleresim të mirë për veten. Mund të jem simpatike dhe argëtuese’.
Kush është Anastasia Kostromitina, kloni i Haaland?
Në moshën 24 vjeçare, Anastasia mori famë në botën e modës në Rusi. Ajo është pjesë e agjencisë Motions, por në të njëjtën kohë ajo është edhe influencer duke qenë se poston nga përditshmëria e saj, sidomos momente me të dashurin e saj, si udhëtime, rutinën e kujdesit personal dhe interesin e saj për modën dhe stilin e jetesës.
Top Channel