Zyrtare/ I dha fund aventurës me Leccen, mesfushori i Kombëtares shqiptare prezantohet në Turqi
Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me Burnley-n, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është nën kontratë me klubin anglez, por gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet mundësia e një transferimi në një tjetër skuadër.
Burnley ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon përgatitjet dhe një seri ndeshjesh miqësore. Në takimin e parë ndaj FC Cincinnati, Broja nuk u aktivizua dhe nuk ishte as në stolin e rezervave, duke shtuar dyshimet për rolin e tij në skuadër.
Megjithatë, situata ka ndryshuar pas emërimit të trajnerit të ri, Niki Heyen. Tekniku, i cili mori drejtimin e ekipit vetëm pak ditë më parë, duket se i ka dhënë një mundësi të re sulmuesit shqiptar.
Në miqësoren e fundit ndaj Columbus Crew, Broja është përfshirë që nga minuta e parë në formacionin titullar, një sinjal i qartë se trajneri i ri dëshiron ta vlerësojë nga afër gjatë fazës përgatitore.
Ky zhvillim përbën një kthesë të rëndësishme për 23-vjeçarin, i cili në fundin e sezonit të kaluar ishte lënë jashtë planeve të klubit.

Top Channel