E bujshme te Anglia, përplasje verbale mes Tuchel dhe Bellingham pas ndeshjes me Norvegjinë

12/07/2026 12:10

Kualifikimi i Anglisë në gjysmëfinale të Botërorit u shoqërua edhe nga një debat verbal mes trajnerit të Tre Luanëve Thomas Tuchel dhe protagonistit të ndeshjes, Jude Bellingham.

Trajneri gjerman kritikoi publikisht paraqitjen e skuadrës duke e përkufizuar të çrregullt dhe me shumë gabime teknike pavarësisht rezultatit pozitiv, gjë që shkaktoi edhe reagimin e mesfushorit që u përgjigj ashpër.

‘Ndoshta ai nuk e di se çfarë do të thotë të përballesh me skuadrën e Haaland me shokë, ndonjëherë duhet të luash pisët dhe sonte ne e bëmë’-deklaroi Bellingham.

Ndërsa fjalët e Tuchel shkaktuan diskutime, Bellingham shfaqi një tjetër fytyrë pas ndeshjes duke folur për lidhjen e fortë me Erling Haaland të krijuar që në kohët kur kanë qenë bashkë te Borussia Dortmund, por që në këtë ndeshje e kishte si kundërshtar.

‘Nuk shkoj te ai për telekamerat por për t’i kujtuar se një rezultat nuk përkufizon lojtarin që ai është. Nesër do të jemi sërish së bashku’-ishte deklarata e Jude Bellingham.

Top Channel